Maqedoni
Eurointegrimet, Gruevski: do ndihmojmë edhe si opozitë
07.06.2017 20:19
VMRO do të punojë fuqishëm edhe si opozitë, që Maqedonia të fillojë bisedimet me BE-në për anëtarësim në NATO...

VMRO do të punojë fuqishëm edhe si opozitë, që Maqedonia të fillojë bisedimet me BE-në për anëtarësim në NATO, ka deklaruar kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski.
Në takimin me eurokomisarin për zgjerim, Johannes Hahn.
Gruevski ka deklaruar se duhet të ketë epilog me fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë në BE, edhe pse gjatë bisedimeve do të ketë reforma të reja, pasi, sipas Gruevskit, reformat janë proces që nuk ndalojnë kurrë.
Gruevski dhe Hahn kanë diskutuar edhe për situatën politike në vend dhe lidhur me proceset e ardhshme politike në Maqedoni.
