Maqedoni

Zbulohen mbi 700 kilogram marihuanë në kamionin e një shtetasi të Maqedonisë

08.06.2017 12:17

Policia e Shqipërisë në portin e Durrësit ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë, pasi në automjetin që e drejtonte ishte zbuluar sasi e madhe e marihuanës...

Në kumtesën e policisë citohet se droga është zbuluar me skener në kamionin e markës "Daf" para hyrjes së tij në tragetin i cili qarkullonte në relacionin Durrës-Bari.
 
Kamioni po transportonte kastravecë të freskëta, ndërsa në kutitë ishin edhe qeset me marihuanë. Automjeti ishte ngarkuar në qytetin e Lushnjës nga kompania e autorizuar për eksport të perimeve.
 
Destinacioni i fundit i drogës me peshë prej 705 kilogram ishte Holanda.
 
Përveç maqedonasit të arrestuar, Kiril F. (35) policia po heton pas tre personave të tjerë./mia