Botë

Së paku 25 të vdekur gjatë shpërthimit në një fabrikë për piroteknikë në Indi

08.06.2017 12:42

Së paku 25 persona e humbën jetën gjatë shpërthimit në një fabrikë për piroteknikë në pjesët qendrore të Indisë...

Së paku 25 persona e humbën jetën gjatë shpërthimit në një fabrikë për piroteknikë në pjesët qendrore të Indisë, kumtuan sot përfaqësuesit e shërbimeve lokale.
 
Numri i viktimave nga fatkeqësia u rrit pasi që pesë punëtorë vdiqën gjatë natës.
 
Pjesëtarë të shërbimit për situata të jashtëzakonshme të martën i gjetën trupat e karbonizuar të 20 punëtorëve, transmetuan mediat franceze.
 
Nga gjithsej 10 punëtorët të cilët ishin pranuar në spital, tre gjenden në gjendje jashtëzakonisht të rëndë.
 
Fatkeqësia ndodhi në rajonin Balagat, në shtetin indian Madia Pradesh.
 
Një funksionar lokal deklaroi se tani për tani ende nuk dihet shkaku i fatkeqësisë./mia