Aksidenti ajror, gjenden disa trupa në Mianmar
Ushtria e Mianmarit ka gjetur disa prej trupave dhe mbetjet e avionit ushtarak që u zhduk mbrëmë nga radarët me 122 persona në bord...

Pjesë të mjetit të zhdukur u zbuluan në detin Andaman. Avioni po transportonte 14 pjesëtarë të ekuipazhit dhe 106 anëtarë të ushtrisë me familjet e tyre, përfshirë fëmijë.
Ai po fluturonte nga Myeik ne Yangon dhe mbetjet u gjetën në det, në ujërat pranë qytetit bregdetar të Daveit. Komunikimi me avionin u ndërpre gjysmë ore pas nisjes së fluturimit të shkurtër.
Grupet e kërkimit gjetën trupat e një burri, një gruaje dhe fëmije të enjten në mëngjes, bashkë me një rrotë, disa jelekë shpëtimi e bagazhe.
Kjo është një prej tragjedive më të rënda ajrore të shënuara në vend. Shkaku i aksidentit mbetet ende i paqartë. Siç thuhet, nuk pati ndonjë thirrje për ndihmë dhe natyra e shpërndarjes së mbetjeve të mjetit sugjeron se ai mund të jetë copëtuar në ajër.
Avioni u ble nga Kina në mars të vitit të kaluar dhe sipas ushtrisë ka realizuar 809 orë fluturimi.
