Botë
Ukrainë, shpërthim në Ambasadën amerikane në Kiev
08.06.2017 13:19
Autoritetet në Ukrainë thanë se një pajisje ka shpërthyer në kompleksin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kiev...

Autoritetet në Ukrainë thanë se një pajisje ka shpërthyer në kompleksin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kiev, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Policia tha se shpërthimi ka ndodhur rreth mesnatës, duke e konsideruar si një akt terrorist.
“Hetuesit kanë zbuluar se një person i panjohur ka hedhur pajisje shpërthyese në bazën e misionit diplomatik”,- tha përmes një deklarate policia, e cila po punon për të gjetur autorin.
