Botë
Britania e Madhe, vendi voton nën masa të rrepta sigurie
08.06.2017 13:31
Nën masa të rrepta sigurie, qytetarët në Mbretërinë e Bashkuar u janë drejtuar kutive të votimit për zgjedhjet e parakohshme...

Nën masa të rrepta sigurie, qytetarët në Mbretërinë e Bashkuar u janë drejtuar kutive të votimit për zgjedhjet e parakohshme të kërkuara nga kryeministrja, Theresa May.
Gara zhvillohet mes saj dhe laburistit, Jeremy Corbyn.
Më shumë se 40 mijë vendvotime janë hapur në mbarë vendin që prej orës 07:00 me orën lokale dhe mbyllen në orën 22:00.
Shumica e qendrave të votimit janë në shkolla, qendra komunitare dhe salla të ambienteve kishtare.
Policia britanike ka rritur ndjeshëm sigurinë në qendrat e votimeve, duke përfshirë patrullime nga oficerë të armatosur rëndë pas sulmeve të fundit terroriste që goditën Londrën.
