Maqedoni

Ministri Saliji pret ambasadorin Bejli

08.06.2017 14:31

Ministri i Drejtësisë, Bylent Saliji, priti sot në takim zyrtar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara te Amerikës, Xhes Bejli...

Ministri Saliji shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm dhe uroi që ndihma nga ShBA-të të vazhdojë edhe më tej në procesin e forcimit të sundimit të ligjit, rritjen e pavarësisë së gjyqësorit, si dhe kthimit të besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë.

Në takim u bisedua edhe për reformat që duhet të ndërmerren nga ana e Qeverisë, reforma këto që duhet ta shpien vendin drejt rritjes së efikasitetit, transparencës dhe zbatimit të ligjit, si dhe integrimeve euroatlantike.

Ambasadori Bejli garantoi se ShBA-të edhe më tej do të jenë në ndihmë të Republikës së Maqedonisë në procesin e zhvillimit të sistemit të drejtësisë.