Qyteti i Shkupit: fontana nuk është bërë që të shkelet me kamionë
Qyteti i Shkupit ka reaguar pas akuzave për ndërtime jashtë standardit të sheshit “Maqedonia”...

Qyteti i Shkupit ka reaguar pas akuzave për ndërtime jashtë standardit të sheshit “Maqedonia”, fontana e të cilit u thye kur mbi të shkeli një kamion.
“Fontana e sheshit “Maqedonia” është ndërtuar sipas të gjitha standardeve. Është sipërfaqe, e ashtuquajtur fontanë e thatë me armaturë të brendshme të betonit. Uji që del nga fontana rrjedh mes pllakave, pastrohet dhe rikthehet në sistem. Fontanat e tilla askund në botë nuk janë bërë që mbi to të lëvizin automjete dhe veçanërisht ata të ngarkuar rëndë. Rreth qendrës ka rrugë nga graniti që janë të projektuara të mbajnë peshën e kamionëve”.
Nga qyteti i Shkupit thonë se edhe përkundër udhëzimeve të qarta, shoferi i kamionit që transportonte gardhin e MPB-së për pritjen e lojtarëve të Vardarit, ai ka kaluar mbi fontanë duke e dëmtuar të njëjtën.
Prandaj sipas qytetit të Shkupit, faji për dëmin është tërësisht i shoferit të kamionit.
