Botë

Irani reagon ndaj deklaratave të Trumpit: ISIS mbështetet nga “klientë amerikanë”

08.06.2017 15:04

Ministri i Jashtëm iranian e ka cilësuar si “të neveritshme” deklaratën e Shtëpisë së Bardhë lidhur me sulmin terrorist të së mërkurës në Teheran...

Ministri i Jashtëm iranian e ka cilësuar si “të neveritshme” deklaratën e Shtëpisë së Bardhë lidhur me sulmin terrorist të së mërkurës në Teheran, ku Irani akuzohej si sponsor i terrorizmit.
 
Presidenti, Donald Trump, deklaroi se lutej për viktimat, por shtoi se, “shtetet që sponsorizojnë terrorizmin rrezikojnë të bien pre e së keqes që promovojnë”.
 
Por, Teherani zyrtar i hedh poshtë deklaratat e tilla dhe thotë se agresorët e “Shtetit Islamik” ishin mbështetur nga “klientë amerikanë”. 
 
Të paktën 13 persona mbetën të vrarë në dy sulmet dhe policia pengoi në kohë një sulm të tretë.
 
Atentatorë të armatosur dhe vetëvrasës sulmuan parlamentin dhe mauzoleun e themeluesit të Republikës Islamike, Ajatollahut Khomeini, duke shënuar një rast të paprecedent në Iran.
 
Teherani zyrtar thotë se agresorët, disa prej të cilëve mbetën të vrarë, ishin iranianë që ishin bashkuar me ISIS-in.
 
Grupi militant ka kërcënuar me sulme të tjera ndaj myslimanëve shiitë iranianë.