Botë

Stuhia paralizon Cape Taunin, tetë të vdekur dhe qindra të evakuuar

08.06.2017 15:29

Stuhia e fuqishme që goditi Cape Taun në Afrikën e Jugut, rezultoi me 8 të vdekur dhe paralizimin e të gjithë qytetit...

5 prej të vdekurve ishin viktima të rrufeve. Rrufetë goditën edhe stacionin kryesor të trenave, por për fat të mirë u intervenua në kohë për parandalimin e zjarrit.

.Stuhia u cilësua nga ekspertët si më e fuqishmja në 30 vitet e fundit në Afrikën e Jugut.

Era e fortë shkuli konstruksionet metalike të çative, lëvizi nga vendi drunj, theu dritare etj.

Bregdeti u mbulua nga shkuma që sollën me vete dallgët e stërmëdha. Autoritetet ende përllogarisin dëmet.