Maqedoni

“Monstra”, familjarët: rasti po zvarritet, anulohet seanca e nesërme:”Monstra”, familjarët: kërkojmë ndërhyrjen e Prokurorisë Speciale

08.06.2017 15:47

Gjykata Supreme ka anuluar seancën e nesërme gjyqësore për rastin “Monstra”...

Gjykata Supreme ka anuluar seancën e nesërme gjyqësore për rastin “Monstra” për shkaqe shëndetësore të avokatit mbrojtës, Asmir Alispahiq.
 
“Rasti po zvarritet dhe ata duhet të dinë se çfarë domethënie ka të qëndrosh 5 vite në burg i pafajshëm”,- shprehet Bedri Ajdari, - familjar i të akuzuarve në rastin “Monstra”, - duke kërkuar lirimin sa më të shpejtë të të akuzuarve. Ata shpresojnë në provat që posedon Prokuroria Speciale dhe presin që ajo të punojë në zbardhjen e rastit.
 
“Shpresojmë të zbardh rastin ai i cili i posedon faktet, në këtë rast është Prokuroria Speciale.Mendoj se edhe duhet të involvohet në këtë rast.Tash është koha e fundit dhe ndoshta edhe gjykata nuk do të marrë përgjegjësi pasi shumë është përfolur për rastin nga lideri i opozitës, tani kryeministër, se njerëzit janë të pafajshëm, se drejtimet e hetimit tregojnë kahje tjetër, që dikush tjetër është fajtor i këtij krimi dhe deri sa janë këta njerëz aty ne nuk shpresojmë të ketë ndonjë përparim apo zbardhje adekuate. Presim që ta merr drejtësinë ai që është i realtë”,- deklaroi familjari, Bedri Ajdari.
 
Sipas avokatit, Naser Raufi, në seancën e radhës që do të caktohet nga Gjykata Supreme, mund të marrë pjesë edhe Prokuroria Speciale, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që lënda të rikthehet në gjykim apo dhe prokuroria të tërheq aktakuzën.    
                                                         
“Mendoj se edhe këtu, si në rastet e përmendura nga kryeministri, për “Sopotin”, “Brodecin”, “Lagjen e trimave” dhe “Monstrën”, do të duhet një hetim ndërkombëtar, sepse ky rast është i montuar dhe presim që t’i marrë kompetencat Prokuroria Speciale dhe asaj prokurorie ne avokatët i besojmë dhe mendojmë se do të jetë objektive. Vetë Prokuroria propozon që provat e kësaj prokurorie të dorëzohen në Gjykatën Supreme dhe për këtë periudhë mendoj se provat e kompletuara do të jenë në Gjykatën Supreme”,- tha avokati, Naser Raufi. 
 
Në seancën e fundit publike për këta rast Prokuroria kërkoi nga trupi gjykues të sigurojë dëshmi plotësuese për zbardhjen e rastit, të cilat i posedon Prokuroria Speciale, dhe mos të përmbyll rastin duke qenë i vetëdijshëm se ekzistojnë dëshmi plotësuese. 
 
Nga Prokuroria Speciale më herët kishin njofuar se rasti “Monstra” është në fazën parahetimore.
 
FLORIJE BELULI-KAMBERI