Maqedoni

Dhuna në Kuvend, supsendohen dy kryeshefa. Spasovski: MPB duhet urgjentisht të departizohet

08.06.2017 16:18

Ministri i ri i Punëve të Brendëshme, Oliver Spasovski, ka lëshuar urdhrin për suspendimin e Goran Georgievskit...

Ministri i ri i Punëve të Brendëshme, Oliver Spasovski, ka lëshuar urdhrin për suspendimin e Goran Georgievskit, kryeshefit të  Shërbimeve Qendrore Policore, si dhe të Mitko Peshov, kryeshefin e Njësiteve Speciale, për shkak të lëshimeve gjatë ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend.
 
Reth këtyre ngjarjeve janë marrë në bisedë mbi 120 pjesëtarë të policisë, mbi 23 persona janë suspenduar dhe janë ngritur mbi 40 procedura disiplinore.
 
“Skenimi i ngjarjeve dhe analizimi i situatës treguan lëshime në mospërputhjet sistematike, disfunksionaliteti tek disa pjesëtarë të MPB-së, që tregon domosdoshmërinë urgjente të reformimit të Ministrisë së Brendëshme. Ngjarjet e 27 prillit treguan se Policia duhet të departizohet. MPB ka kapacitete institucionale dhe kuadrale të menaxhojë me situata edhe më të rënda se kjo. Pa sanksione kjo ministri nuk mund të funksionojë normalisht. Ky raport vërteton atë se për shkak të partizimit në këtë organ shtetëror ra në provim në kryerjen e olbigimeve të caktuara”,- deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
 
Obligimet primare të Ministrisë do të jenë zbardhjet e rastit në Kuvend më 27 prill, tha Spasovski duke shtuar se dikush ka keqpërdorur detyrën dhe të njejtit do të përgjigjen.
 
REJHANE BUSHI-METAJ