Maqedoni

Kryeministri Zaev pret ambasadoren turke Kara, merr mbështetjen e Turqisë për integrim në NATO

08.06.2017 16:35

Kryeministri, Zoran Zaev, u takua me ambasadoren e Turqisë në Maqedoni, Erkal Kara...

Në këtë takim është shprehur vendosmëria për të rritur bashkëpunimin të bazuar mbi parimet demokratike, në sferën ekonomike, si dhe në të gjitha fushat tjera në interes për qytetarët e të dyja vendeve.
 
"Qëllimi kryesor i qeverisë është të promovojë marrëdhëniet me të gjitha vendet, veçanërisht me vendet mike të Republikës së Maqedonisë. Qytetarët e Maqedonisë presin perspektiva europiane dhe qeveria që e udhëheq unë është e përgatitur dhe e gatshme që ta çojë vendit drejt integrimeve, duke pasur parasysh të gjitha përvojat pozitive të kësaj rruge",- ka thënë kryeministri, Zoran Zaev.
 
Kryeministri i Maqedonisë, Zaev, dhe ambasadorja turke, Kara, folën për mundësinë e tejkalimit të barrierave ekzistuese administrative me të cilat përballen investitorët në Maqedoni, si dhe për interesin e investitorëve turq për të investuar në Maqedoni.
 
Ambasadorja turke ka rikonfirmuar mbështetjen e Republikës së Turqisë për integrimin e Maqedonisë në NATO.