Maqedoni
Raportet vjetore të EShR-së do të ishin më transparente nëse rishikohen në Kuvend
08.06.2017 16:49
Enti Shtetëror për Revizion duhet të zgjerojë listën e subjekteve të revizionit dhe raportet vjetore të tyre të dërgohen në rishikim...

Enti Shtetëror për Revizion duhet të zgjerojë listën e subjekteve të revizionit dhe raportet vjetore të tyre të dërgohen në rishikim dhe debat shtesë në seancë të veçantë në Kuvend.
Kështu vlerësohet në raportin e çerekut të dytë të Fondacionit “Qendra për Analiza Ekonomike”, të bërë për punën e EShR-së në periudhën janar-mars të këtij viti.
“Një pjesë e madhe e të anketuarve janë përgjigjur se më shumë llogaridhënie dhe transparencë do të kishte nëse raportet vjetore të revizionit të EShR-së do të rishikohen në seancë të veçantë kuvendore. Mbi 45% e tyre thanë se me rëndësi të madhe do të ishte nëse në Kuvend formohet komision i veçantë që do të analizoheshin raportet vjetore të revizionit, ndërsa rreth ¾ e të anketuarve të tjerë mendojnë se EShR duhet të zgjerojë listën e subjekteve për revizion”,- tha Gabriella Dimovska nga QAE.
Raporti vjetor i revizionit të EShR-së është përfundimtar, nuk i nënshtrohet vlerësimeve shtesë nga asnjë institucion tjetër dhe i njëjti juridikisht mund të përdoret si dëshmi në procedurat gjyqësore nëse ka dyshime për keqpërdorime eventuale të institucioneve.
“Puna jonë mbaron duke i treguar parregullsitë eventuale të institucioneve të cilat kanë qenë pjesë e revizionit vjetor të EShR-së dhe në rast se ka dyshime për keqpërdorime eventuale në punën e instucioneve të ndryshme, kjo gjë do të duhet hulumtuar nga organet e tjera shtetërore. Ne kemi për detyrë të përpilojmë raport vjetor të revizionit sipas standardeve ndërkombëtare që garantojnë cilësi dhe nuk kemi për obligim të kryejmë punën e organeve tjera”,- theksoi Aleksandar Popovski nga EShR.
Ky është raporti i dytë i përgatitur në kuadër të projektit “Forcimi i raportimit financiar dhe transparenca në Maqedoni” nga Fondacioni për Demokraci, Qendra për Analiza Ekonomike dhe Instituti për Studime Komunikimi.
REXHEP QAMILI
