Botë

Kosova pranohet si vëzhguese në NATO

31.05.2014 18:51

Kosova edhe zyrtarisht është pranuar si vëzhguese në Asamblenë Parlamentare të NATO-së...

Kosova edhe zyrtarisht është pranuar si vëzhguese në Asamblenë Parlamentare të NATO-së.

Ky është lajmi i fundit i cili është marrë sot gjatë Sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-së në Lituani. Këtë e ka konfirmuar kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Nuk ka kënaqësi më të madhe sesa të pranosh lajmin e mirë të pranimit të Kosovës si vëzhguese në Asamblenë Parlamentare të NATO-s pikërisht teksa po pij kafe me bashkëluftëtarët e mi.

Ky vendim është marrë sot gjatë sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare e NATO-s në Lituani dhe është shpresëdhënës që Kosova ka për të ecur shumë shpejt drejt integrimit në këtë aleancë. Urime! , ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Fejsbuk.