Maqedoni
Projekt për zhvillimin e shërbimeve, përfshëshirje më të madhe në shoqëri për personat me invaliditet
08.06.2017 17:08
IPA pilot projekti dyvjeçar ka dhënë rezultate pozitive për rehabilitimin profesional të personave me pengesa në zhvillim....

Projekti ka për qëllim që të asistojë në përmirësimin e sistemit, shërbimet dhe kapacitetet profesionale për përfshirje sociale të personave me pengesa në zhvillim dhe të promovojë mundësi të barabarta në tregun e punës.
Sipas ekspertes për asistencë personale, Marijana Jankoviq, duhet përfshirje më të madhe në shoqëri të personave me nevoja të veçanta.
“Nëpërmjet këtyre shërbimeve këta persona mundet dhe duhet të marrin mbështetje, e cila do t’u mundësojë që ata të jenë të pavarur, të japin kontributin e tyre në shoqëri dhe të marrin pjesë në tregun e hapur të punës. Zhvilluam një model të qëndrueshëm që mund të aplikohet në Maqedoni dhe tani 70 persona me aftësi të kufizuara fizike të marrin shërbimin e asistencës personale në kuadër të pilot projektit”,- deklaroi eksperti për asistencë personale, Mariana Jankoviç.
Sipas ekspertit të IT – teknologjisë, Zoran Nikollovski, është kryer sendërtim i sistemit informatik "Lirikus" në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.
“Konkretisht bëhët fjalë për një projekt i cili emërohet “Lirikus” dhe është i vendosur në një sistem informatik, i cili përmban të dhënat, evidencë për të gjitha shërbiet që jepen në kuadër të qendrave për punë sociale, që nuk kanë karakter fitimprurës. Sistemi ekziston diku rreth 7 vite, shfrytëzohet në të gjitha 30 qedrat në Maqedoni, duke përfëshirë aktivitetet sociale, natyrisht edhe në vetë Ministrinë. Dhe viteve të fundit është paraqitur nevoja që të përditësohet i njëjti, për shumë arsye. Njëra ndër arsyet është rregullativa ligjore e cila është ndryshuar”,- theksoi eksperti për teknologji - IT (informatike), Zoran Nikolloski.
Buxheti i përgjithshëm i projektit arrin mbi 1 milion e 300 mijë euro dhe shfrytëzuesi kryesor është Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
FARIJE DAUTI-BAKIJU
