Maqedoni
Shkup - konferencë rajonale për kadastër, kadastra ka rëndësi të madhe për jetesë të përsosur
08.06.2017 17:23
Ndarja e përvojave midis vendeve të rajonit nga sfera e kadastrës, e cila duhet të garantojë pronësinë...

Ndarja e përvojave midis vendeve të rajonit nga sfera e kadastrës, e cila duhet të garantojë pronësinë, zhvillim të tregut të patundshmërive, rritje të numrit të transaksioneve dhe ta përmirësojë planifikimin urbanistik dhe zhvillimin e infrastrukturës dhe mjedisit jetësor, ishte qëllimi i Konferencës rajonale për kadastër, që u mbajt në Shkup, nën organizim të Agjencionit për Katastër dhe Patundshmëri.
“I gjithë rajoni punon në kadastrat bashkëkohore, gjegjësisht në katastrën multifunksionale, tani punohet në infrastrukturë dhe në vlerësimin masiv të patundshmërive. Në përgjithësi për këto 10 vite ndihma e madhe e miqve tanë të Europës mundësoi që rajoni të kapë trenin e zhvillimit të katastrave”,- deklaroi drejtori i Agjencisë për Kadastër, Sllavçe Tërpeski.
“Pjesëmarja jonë në këtë konferencë është shumë e rëndësishme, sepse 10 konferencat e organizuara deri më tani kanë pasur një rëndësi të veçantë për kadastrën dhe të dhënat gjeo-hapësinore të cilat kanë ndikuar në zhvillimin ekonomik dhe në ngritjen e kapaciteteve profesionale. Këto projekte kanë kontribuuar që katastrat në rajon të jenë afërsisht në të njejtin nivel të zhvillimit dhe posaçarisht projekti Impuls ka ndikuar pozitivisht që ne të kemi kapacitete të duhura dhe të vazhdojmë rrugen e zhvillimin të katastrës”,- deklaroi drejtori i Agjencisë për Kadastër në Kosovë, Murat Meha.
Ndërkohë, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski, theksoi se kadastra ka rëndësi të madhe për mënyrën bashkëkohore të jetesës dhe paralajmëroi reforma serioze.
“Qeveria e Maqedonisë planifikon reforma thelbësore në sferën e gjeodezisë dhe katastrës me kyçjen e një numri sa më të madh të subjevkteve relevante. Ndarja e përvojave midis vendeve të rajonit nga sfera e kadastrës dhe infrastrukturës së të dhënave hapësinore duhet të rezultojë me vendosjen e kadastrës funksionale që duhet të garantojë pronësi, zhvillim të tregut të patundshmërive, rritje të numrit të transaksioneve, zhvillim të infrastrukturës dhe mjedisit jetësor”,- u shpreh ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski.
Në konferencë marrin pjesë, kadastrat e Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës e Hercegovinës, Malit të Zi, Serbisë, Kosovës, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë, përfshi odat e firmave private gjeodezike të vendeve të Ballkanit.
GAZMEND KURTISHI
