Maqedoni

Zëvendëskryeministri Lika pret ambasadorin Reka, shpreh gatishmëri për avancim emergjent të MO-së

08.06.2017 17:56

Zëvendëskryeministri për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Hazbi Lika, në takimin e tij të parë zyrtar, priti ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Reka...

Lika e njohu ambasadorin Reka me prioritetet e Qeverisë së re, në fokus të të cilave janë zbatimi i reformave në të gjitha fushat.
 
Ai gjithashtu tha se implementimi dhe avancimi i Marrëveshjes së Ohrit janë thelbësore për progresin gjithëpërfshirës të Maqedonisë.
 
“Kabineti i ri qeveritar është tejet bashkëpunues dhe i gatshëm për avancim emergjent të këtij dokumenti,  faktor i rëndësishëm i cili  na jep më shumë kompetenca dhe përgjegjësi për të vazhduar në këtë proces dhe në realizimin e qëllimit për anëtarësim në strukturat euroatlantike”. 
 
Ambasadori Reka theksoi se implementimi i menjëhershëm i Marrëveshjes së Ohrit është i detyrueshëm për të hapur rrugët drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.
 
“Republika e Maqedonisë dhe ajo e Shqipërisë janë aspirante për BE-në. Nëpërmjet procesit të Berlinit, i cili shërben si një paradhomë për përgatitje për anëtarësim në Bashkimin Europian, ne mund të shndërrohemi në anëtare të denja”,- ka theksuar Reka.