Maqedoni

Osmani: tani është momenti, agjenda e BE-së prioritet

08.06.2017 18:14

Zëvendëskryeministri për çështje europiane, Bujar Osmani, sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Austrisë, Renate Kobler...

Në takim, zëvendëskryeministri Osmani informoi ambasadoren Kobler për prioritetet e qeverisë së re në drejtim të integrimit në BE.

Zëvendëskryeministri Osmani theksoi se fokusi mbetet në përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga reformat urgjente prioritare dhe Marrëveshja e Përzhinës.

Ai shprehu shpresë se rezultatet e pritura do të arrihen duke siguruar një qasje të qëndrueshme në zbatimin e aktiviteteve kryesore reformuese dhe në këtë mënyrë do të eliminohej kushtëzimi i rekomandimit nga raporti i fundit i KE-së për vendin.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se na pret një periudhë me punë intensive me qëllim që vendi të kthehet në rrugën drejt BE-së.