Maqedoni
Rama kundër gjykatësve, Basha konfirmon mbështetjen për vettingun
08.06.2017 18:43
Një ditë pas ankimimit të disa ligjeve të reformës për drejtësi nga Shoqata e prokurorëve e gjyqtarëve, kryeministri, Edi Rama...

Një ditë pas ankimimit të disa ligjeve të reformës për drejtësi nga Shoqata e prokurorëve e gjyqtarëve, kryeministri, Edi Rama, tha se ka tentativa për bllokimin e vetingut.
“Ke apo s’ke lidhje me krimin, këtë do bëjnë komisionet e vettingut. Këta thonë se këtë s’duhet ta bëni, sepse është shkelje e të drejtave të njeriut. Është shkelje e të drejtave të njeriut kur t’i si gjykatës ulesh e ha drekë me kriminelë që duhet t’i gjykosh”,- deklaroi kryetari i PS-së, Edi Rama.
Ndërsa kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka shprehur mbështetje për vettingun dhe ka paralajmaëruar një tjetër takim me presidentin amerikan, Donald Trump.
“Konfirmoj mbështetjen totale të PD-së për vettingun, për pastrimin e drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, e sidomos nga ata me lidhje kriminale. Jemi ne që prej tre vitesh e gjysmë kemi kërkuar vettingun, me qëllim largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, me qëllim shëndoshjen e sistemit me gjyqtarë e prokurorë që nuk mbrojnë krimin dhe korrupsionin, por u shërbejnë qytetarëve”,- tha kryetari i PD-së, Lulzim Basha.
Sondazhet paraprake kanë nxjerrë fitues Edi Ramën me mbi 45 për qind të votave, ndërsa vihet re një rënia e mbështetësve demokratë dhe rritje e atyre të Lëvizjes Socialiste për integrim.
Fushata vijon të jetë paqësore, ku vihet re një gjuhë e zbutur, pa akuza mes PS-së dhe PD-së, por sulmi është përqendruar në drejtim të partisë së presidentit të ardhshëm, Ilir Meta.
LULJETA NDOKA
