Botë

Gjatë një fatkeqësie komunikacioni në Zimbabve jetën e humbën 43 persona

08.06.2017 19:21

Të paktën 43 persona e humbën jetën në Zimbabve, kur shoferi i autobusit e ka humbur kontrollin ndaj automjetit...

Të paktën 43 persona e humbën jetën në Zimbabve, kur shoferi i autobusit e ka humbur kontrollin ndaj automjetit, me ç'rast ka goditur një dru, kumtoi sot policia lokale.
 
"Na lajmëruan se të paktën 43 persona kanë vdekur", theksoi një zëdhënëse e paemëruar e policisë së Zimbabves, duke sqaruar se autobusi ka lëvizur rrugës drejt Zimbabves, ndërsa drejtuesi e ka humbur kontrollin gjatë hyrjes në një kthesë.
 
Ajo theksoi se fatkeqësia ka ndodhur mbrëmë, në afërsi të kufirit me Zimbabven./mia