Botë

Trafik droge ka ndodhur në qeverisjen e PD-së

31.05.2014 18:55

Në Shqipëri është bërë trafik droge me mjetet e ushtrisë, në vitin 2012, kur qeversite Partia Demokratike...

Në Shqipëri është bërë trafik droge me mjetet e ushtrisë, në vitin 2012, kur qeversite Partia Demokratike. Ky ka qenë përfundimi i komisionit hetimor për drogën, i prezantuar sot në komisionin e sigurisë nga kryetarja socialiste Ermonela Felaj.
 
Gjatë raportit, i cili u miratua me 5 votat e mazhorancës, dolën të dhëna konkrete se si dëshmitarët okularë kishin parë avionë duke u mbushur me drogë. madje, sipas tij, për k është vënë në dijeni edhe shërbimi informamativ shtetëror.
 
Por, këtë komision e ka ironizuar partia demokratike, e cila nëpërmjet zëdhënëse se saj Laura Vorpsi, e cilësoi këtë mbledhje si mjaft qesharake.
 
Komisioni hetimor është kërkuar fillimisht nga partia demokratike, e cila akuzoi qeverinë aktuale se po bënte trafi droge me anë të ushtrisë. Por të dhënat e këtij komisioni rezultuan krejt ndryshe.
 
LULJETA NDOKA