Botë

Asadi: Irani dhe Siria do të dalin fitues nga lufta kundër terrorizimit

08.06.2017 19:39

Irani dhe Siria nga lufta kundër terrorizimit do të dalin si fitues, tha sot presidenti sirian Bashar al-Asad...

Irani dhe Siria nga lufta kundër terrorizimit do të dalin si fitues, tha sot presidenti sirian Bashar al-Asad, duke e dënuar sulmin e dyfishtë në Teheran, në të cilin 17-të persona u vranë.
 
Asadi këtë e tha gjatë një bisede telefonike me homologun iranian, Hasan Rohani.
 
Rohani e konfirmoi mbështetjen për Qeverinë e Asadit dhe premtoi luftë kundër "terroristëve dhe ithtarëve të tij", njoftuan mediat shtetërore siriane.
 
Ministria iraniane e Punëve të Inteligjencës publikoi se sulmet i kanë kryer pesë burra, iranianë të cilët i janë bashkangjitur Shtetit Islamik në Irak dhe Siri, ndërsa verën e kaluar janë kthyer në Iran.
 
Ministria iraniane i publikoi fotografitë dhe emrat, pa mbiemra, të sulmuesve të vrarë të cilët, siç theksoi, kanë qenë anëtarë të rrjetit i cili në Iran ka hyrë në periudhën korrik-gush të vitit 2016 nën udhëheqësinë e "komandantit lartë të kualifikuar të Daeshit" Abu Ajsha me qëllim të që "kryejë operacione terroriste në qytete fetare".
 
Abu Ajsha është vrarë, ndërsa rrjeti është detyruar të ikë nga vendi, theksohet në kumtesë.
 
Tani për tani është e paqartë se kur pesë sulmuesit janë kthyer në Iran, theksojnë mediat franceze.
 
Numri i të vrarëve në dy sulmet e djeshme në Teheran, për të cilët përgjegjësinë e mori Shteti Islamik, u rrit në 17, ndërsa më shumë se 40-të persona janë lënduar.
 
Sulmet janë kryer mbi parlament dhe varri i liderit fetar revolucionar, ajatollahut Ruholla Homeini, ndërsa janë të parat që në Iran i ka kryer Shteti Islamik./mia