Botë

BE arriti marrëveshje përfundimtare për formimin e Prokurorisë Publike Evropiane

08.06.2017 20:05

Ministrat e Drejtësisë prej 20 shteteve nga BE-ja arritën marrëveshje përfundimtare për formimin e Prokurorisë Publike Evropiane...

Ministrat e Drejtësisë prej 20 shteteve nga BE-ja arritën marrëveshje përfundimtare për formimin e Prokurorisë Publike Evropiane, e specializuar në luftën kundër keqpërdorimit të subvencioneve evropiane.
 
Selia e prokurorisë do të jetë në Luksemburg.
 
Në kumtesën e Këshillit të BE-së theksohet se Prokuroria Publike Evropiane do të jetë, në kushte të caktuara, organ që do të bëjë hetim dhe do të dënojë për dëme mbi interesat financiare të BE-së.
 
Institucioni do të përbëhet prej Byrosë qendrore të Luksemburgut, ku do të punojnë prokurorët evropianë dhe nivel decentralizues, nga ana tjetër, me prokurorë të deleguar evropianë në vendet anëtare.
 
Prokuroria do të merret kryesisht me hetim për mashtrime me fonde strukturore evropiane dhe do të ketë, gjithashtu, autorizime të kryejë hetime për mashtrime me TVSH me karakter ndërkufitar për shuma mbi 10 milionë euro.
 
Sipas KE-së, të paktën 50 miliardë euro në vit të ardhura prej TVSh-së nuk hyjnë në buxhetet nacionale për shkak të mashtrimeve të tilla./mia