Maqedoni

Pesë fatkeqësi komunikacioni në Shkup, katër persona të lënduar

09.06.2017 12:26

Katër persona janë lënduar më lehtë në tre nga gjithsejt pesë fatkeqësi komunikacioni që ndodhën gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup...

Në dy prej tyre është shkaktuar dëm material.
 
Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë rrugore janë zbuluar një numër më i madh kundërvajtjesh.
 
Nga ana e tyre janë dhënë 11 urdhër-pagesa kundërvajtëse dhe 103 urdhër-pagesa të mandatit për kundërvajtje të kryera në fushën e komunikacionit.
 
Me ndihmën e automjetit të posaçëm janë mënjanuar gjithserjt 74 automjete./mia