Kosovë, mbyllet fushata zgjedhore
Në Kosovë mbyllet sot fushata elektorale për zgjedhjet e parakohshme të së dielës, një proces që nisi menjeherë pas shpërberjes së Parlamentit...

Në Kosovë mbyllet sot fushata elektorale për zgjedhjet e parakohshme të së dielës, një proces që nisi menjeherë pas shpërberjes së Parlamentit, ku me një mocion mosbesimi më 9 maj u rrëzua qeveria “Mustafa”, produkt i një koalicioni të vitit 2014 me Partinë Demokratike të Kosovës.
Tashmë të rigrupuar në koalicione të ndryshme, partitë kryesore mbyllin fushatën me tubime të mëdha. Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, mbyll fushatën për koalicionin PDK, AAK dhe Nisma për Kosovën.
LDK-AKR - alternativa me kandidat Avdullah Hotin, dhe Albin Kurti me Vetëvendosjen - të gjitha aktivitetet e fushatës përmbyllën deri në mesnatë. Fushata elektorale u zhvillua me ritme të shpejta për shkak të kohëzgjatjes së shkurtër vetëm 10 ditë dhe në fokus pati zhvillimin ekonomik.
Në listën përfundimtare të votuesve janë 1 milion e 872 mijë e 941 qytetarë me të drejtë vote.
