Maqedoni

Ministri Fazliu, takim me delegacionin e Ministrisë për Administrim dhe Zhvillim Territorial të Armenisë

09.06.2017 15:06

Ministri për Vetëqeverisje Lokale, Suhejl Fazliu, sot realizoi një takim me delegacionin...

Ministri për Vetëqeverisje Lokale, Suhejl Fazliu, sot realizoi një takim me delegacionin e Ministrisë për Administrim Territorial dhe Zhvillim të Armenisë.
 
Delegacioni armen ishte i interesuar për modelin e Maqedonisë për zhvillim të barabartë rajonal, për shkak të, siç u tha në takim, karakteristikave të ngjashme të të dyja vendeve. 
 
Ministri Fazliu theksoi se Qeveria e re ka për prioritet  pavarësimin më të madh financiar të komunave dhe planifikimin e integruar të zhvillimit të barabartë rajonal, duke përfshirë edhe dotacionet kapitale dhe rritjen e vëllimit të mjeteve të cilat do të orientohen nga rajonet  planore. 
 
Politika rajonale është një nga mjetet themelore  për harmonizimin e zhvillimit edhe në vendet e Bashkimit Europian.
 
“Kështu, shumë e rëndësishme është që në nivel nacional  të zbatohen  politika që janë në përputhje me ata të BE-së dhe përmes të njëjtave mund të sigurohen mjete financiare nga fondet para aderuese të Unionit”,- theksoi ministri Fazliu.