MAQEDONI
Padi kundër 7 personave për protestat në Gjorçe
31.05.2014 18:59
Sektori i Punëve të Brendshme Shkup, sot parashtroi padi penale deri te Prokuroria themelore publike – Shkup...

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup, sot parashtroi padi penale deri te Prokuroria themelore publike – Shkup kundër shtatë personave të mitur, për shkak të dyshimit themelor se kanë kryer vepër penale “pjesëmarrje në turmë që do të pengojë person zyrtar në kryerjen e veprimit zyrtar”, gjatë protestave të dhunshme në Gjorçe Petrov më 20 maj.
Siç kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme, identifikimi i personave është kryer në bazë të incizimeve paraprakisht të siguruara nga burime të ndryshme, me qëllim të ndriçimit dhe dokumentimit të incidenteve dhe shkeljeve të rendit publik dhe paqes gjatë protestave në Gjorçe Petrov.
Nga ana e Njësisë për krim të dhunshëm – Sektori për krim të dhunshëm pranë SPB Shkup edhe më tej punon në grumbullimin e njohurive edhe për pjesëmarrës tjerë, kryerës të veprave penale.
