Ekonomi
Instituti për akreditim shënoi Ditën Botërore të Akreditimit
09.06.2017 15:54
Akreditimi është një nga faktorët kryesorë që shërben si mjet për rritjen e ekonomisë...

Akreditimi është një nga faktorët kryesorë që shërben si mjet për rritjen e ekonomisë, u tha në shënimin e Ditës Botërore të Akreditimit në Institutin për Akreditim në Maqedoni.
Përmes mallrave të testuara dhe të akredituara, blerësit mund të jenë të sigurtë për prodhimet të cilat ata i blejnë, u tha me këtë rast. Këtë vit, në mënyrë globale kjo ditë shënohet nën moton "Akreditimi,¬ sigurim i besimit në ndërtimtari dhe mjedis i ndërtuar jetësor".
“Vitin e kaluar për herë të parë instituti akreditoi dy trupa certifikues të cilët japin certifikata për prodhime ndërtimore. Deri tani ndërtimtaria ka pasur një mungesë të tillë, për shkak se të gjithë prodhuesit e këtyre produkteve ndërtimore deri tani kanë qenë të detyruar që të shkojnë jashtë vendit për t’i certifikuar prodhimet e tyre”,- deklaroi drejtori i Institutit për Akreditim, Trpe Ristovski.
“Në prag të vitit të 15 të ekzistencës dhe funksionimit të suksesshëm të trupit kombëtar për akreditim, mund të them se ky mjet shoqërinë tonë ekonomike e përdor në të gjitha aspektet e saj prezantuese, si mjet i rregullatorit, si pasaportë për qasje të lirë në tregjet botërore ekonomike”,- theksoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Me rastin e kësaj dite u ndanë edhe 42 certifikatave për akreditim dhe riakreditim të trupave nga sfera të ndryshme për periudhën qershor 2016 dhe maj 2017.
ERSAN PAJAZITI
