Maqedoni

Iniciativa “12 pa 5”: hepening para Kuvendit për të drejtat e fëmijëve me nevoja të veçanta

09.06.2017 16:28

Me moton “ne mundemi, dimë dhe jemi të aftë”, Iniciativa qytetare “12 pa 5” organizoi hepening para Kuvendit republikan...

Me moton “ne mundemi, dimë dhe jemi të aftë”, Iniciativa qytetare “12 pa 5” organizoi hepening para Kuvendit republikan, me qëllim të përkrahjes së fëmijëve me nevoja të veçanta.
 
Organizatorët ftojnë qytetarët dhe përfaqësuesit e institucioneve të marrin pjesë në hepening, i cili do të mbahet më 10 qershor në orën 18. 
 
“Me këngëtarë, pjesëtarë të estradës dhe aktorë, së bashku do të dëshmojmë se edhe ne mundemi. Do t’u dëshmojmë se edhe ne mundemi, se personat me hendikep munden të bëjnë gjëra si njerëzit e tjerë. Andaj iniciativa “12 pa 5” për herë të parë organizon një hepening të madh ku janë të inkuadruar më shumë se 50 organizata dhe të gjithë me një zë të sjellim një vendim, një ligj për të drejtat tona”,- u tha nga Iniciativa “12 pa 5”.
 
“Një pjesë e kërkesave tona që i kemi prezantuar tani më janë regjistruar dhe do t’i dorëzojmë në Kuvendin e Maqedonisë, javën e ardhshme. Gjithashtu këto kërkesat tona do të prezantohen gjatë ditës së nesërme dhe do t’u shpërndahen qytetarëve dhe ministrave që do të jenë prezentë dhe pas dorëzimit të kërkesave tona presim që të kontaktojnë me ne”,- u shpreh Suzana Stojanovska nga Iniciativa “12 pa 5”.
 
Gjithashtu ata paralajmërojnë se deri në përmbushjen e kërkesave të tyre tendat protestuese para Kuvendit do të vazhdojnë të vendosen nga data 20 deri më 22 të çdo muaji.   
 
REJHANE BUSHI-METAJ