Maqedoni

38 ish-deputetë fituan të drejtën e apanazhit

09.06.2017 17:16

38 deputetë nga përbërja e kaluar do të marrin rrogë deputeti, përkatësisht apanazhë, për 3,6 ose 12 muaj...

38 deputetë nga përbërja e kaluar do të marrin rrogë deputeti, përkatësisht apanazhë, për 3,6 ose 12 muaj varësisht nga kohëzgjatja e mandatit të secilit.
 
Komisioni Kuvendor për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve shqyrtoi 39 kërkesat e dorëzuara për realizimin e të drejtës së pagës pas ndërprerjes së funksionit deputet.
 
“Propozoj që Komisioni, në bazë të ligjit, të merr vendin veç e veç për kolegët që kanë dërguar kërkesa të rregullta, bëhet fjalë për 38 ish-deputetë, për fitimin e të drejtës për pagë për ish-deputetë që plotësojnë kushtet për këtë gjë”,- deklaroi kryetari i Komisionit, Ilija Dimovski.
 
Apanazhi është në vlerë prej rreth një mijë euro, aq sa është rroga e deputetit pa kompensime dhe shtesa të tjera. Vendimi u miratua pa debat në Komisionin për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve.
 
Ligji për pagë dhe kompensime tjera të deputetëve në Kuvend dhe persona tjerë të përzgjedhur dhe të emëruar parashikon që një deputet të mund të realizojë pagë edhe pas ndërprerjes së mandatit deri në një vit edhe atë tre muaj nëse mandati i deputetit ka zgjatur deri në gjashtë muaj, gjatë muaj nëse mandati i deputetit ka zgjatur prej gjashtë muaj e një ditë deri në një vit, nëntë muaj nëse mandati i deputetit ka zgjatur deri në 12 muaj e një ditë deri në 24 muaj dhe 12 muaj nëse mandati i deputetit ka zgjatur 24 muaj e një ditë dhe më shumë.
 
Gjatë realizimit të kësaj të drejte, deputeti nuk ka të drejtë në të ardhura tjera personale dhe kompensime të shpenzimeve.
 
E drejta e apanazhit mund të ndërpritet nëse ish-deputeti merr të drejtë të pensionit, kur ai do të kërkojë, kur do të punësohet dhe do të zgjidhet ose emërohet në një funksion tjetër në bazë të së cilës realizon pagë.
 
SHPËTIM NUREDINI