Ekonomi
Tevdovski: Maqedonia ka nevojë për mbështetjen e BE-së
09.06.2017 18:02
Takimi iniciues për reforma në ekonomi parasheh periudhën 2018-2020 si periudhë të reformave ekonomike në vend...

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski, gjatë këtij takimi potencoi se ka sinjale pozitive nga Komisioni Europian për bashkëpunim dhe është e rëndësisë së lartë të kemi mbështetjen e partnerit strategjik, sepse qeveria reformatore para saj ka numër të madh obligimesh.
“Me këtë proces Komisioni Europian jep kahje të duhur për reforma dhe nxit vendet e Ballkanit perëndimor që intensivisht të punojnë për rritje ekonomike dhe rritje të konkurrencës. Në qoftë se nuk ekzistojnë orientimet e bashkimit europian për reforma, qeveritë e vendeve të Ballkanit perëndimor shumë rrallë ndërmarrin aktivitete të cilat janë në interes të shumicës së qytetarëve”,- deklaroi ministri i Financave, Dragan Tevdovski.
Vilem Noe nga drejtoria e Komisionit Europian për Politikë Fqinjësore dhe Bisedime për Zgjerim tha se duhet të identifikohen problemet kryesore dhe të caktohen prioritetet.
“Duhet të vërtetohen pengesat kryesore dhe të vendosim se cilave probleme kryesore t’u jepen prioritet dhe t’i jepet aksent reformave rregullatore dhe orientimit të tregut”,- theksoi Vilem Noe nga Drejtoria e KE-së për Politikë Fqinjësore dhe Bisedime për Zgjerim.
Panelistët e këtij takimi ishin të mendimit se këtë vit faktor kyç është fokusimi në reforma dhe se me këto reforma vendi do të jetë më konkurrues dhe më tërheqës për investimet e huaja.
GAZMEND REXHEPI
