Maqedoni

Remenski në PPS: e keni të njohur aferën “Afis”

09.06.2017 19:06

Në PPS ishte sot edhe deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski, dhe bashkëshorti i saj...

Në PPS ishte sot edhe deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski, dhe bashkëshorti i saj, të cilët thonë se në mënyrë joligjore janë përgjuar më shumë se tre vite. Remenski tha se i ka përgjuar policia sekrete pasi ka zbardhur aferën “Afis”.

“E keni të njohur aferën “Afis”, e keni të njohur bisedën e Gordana Jankullovskës dhe Kiril Bozhinovskit në pjesën e shkarkimit tim nga pozita e prodekanit në Fakultetin e Sigurisë dhe të gjitha çështjet tjera lidhur me degradimin e bashkëshortit tim, i punësuar në MPB, dhe mobingun e vazhdueshëm politik që po e pësonim vite me radhë?”– deklaroi Remenski para PPS-së.

Në rastin “Target” të PPS-së, 10 të punësuar dhe ish të punësuar në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, në mesin e të cilëve ka edhe persona me pozita të larta, janë të dyshuar se e kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare dhe në mënyrë të paligjshme kanë përgjuar.