Botë
Kosova bëhet gati për zgjedhje, partitë i kërkojnë votat e qytetarëve
09.06.2017 19:43
Në Kosovë përfundon sot fushata zgjedhore për zgjedhjet e së dielës...

Kanë mbetur vetëm edhe pak orë deri në fillimin e heshtjes zgjedhore dhe partitë po i shfrytëzojnë për të marrë edhe votat e të papërcaktuarve, që duket se do të jenë vendimtare.
Vazhdojnë premtimet për zhvillim ekonomik dhe rritje rrogash, dhe liderët premtojnë se partitë e tyre janë më të mirat për të ardhmen e Kosovës.
“Keni zgjidhjen më të mirë, keni shansin të zgjidhni mes këtyre deputetëve, koalicioni ynë ofron perspektivë për Kosovën”,- u shpreh kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
“Kosova jonë e dashur ka nevojë të jetë më e fuqishme në sovranitetin e vet dhe në kufijtë e vet”,- theksoi kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.
“Do te veprojmë menjëherë që të drejtat e këtij vendi, këtij populli, të dalin në dritë. Jemi të pavarur e sovranë dhe do të veprojmë si të tillë”,- tha kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
