Maqedoni

Mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare

10.06.2017 12:05

Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë veriore të dobët deri në mesatare....

Nga fundi i ditës do të ketë kushte për paraqitjen e izoluar të jostabilitetit me shi të shkurtër e të rrëmbyeshëm dhe vetëtima të rralla.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tetë deri në 17 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 21 deri në 31 gradë Celsius.
 
Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë veriore të dobët deri në mesatare.
 
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 11, ndërsa e ditës deri në 30 gradë Celsius.
 
Të dielën do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme, në më shumë vende do të ketë vranësira jostabile me shi të rrëmbyeshëm dhe vetëtima, ndërsa nuk përjashtohet edhe paraqitja e motit të keq me breshër dhe erë të përforcuar. Më pas pason stabilizim i motit dhe rritje e temperaturave të ditës./Mia