MAQEDONI

FSSH: Qytetarët të paisen me kartelë elektronike

31.05.2014 19:23

Drejtori I fondit shendetesor Xhemali Mehazi ka rikujtuar se projekti per pajisjen e te gjithe qytetareve...

Drejtori I fondit shendetesor Xhemali Mehazi ka rikujtuar se projekti per  pajisjen e te gjithe qytetareve me kartela elektronike eshte ne fazen perfundimtare. Njeherit ai ne emer te institucionit qe drejton u ka bere thirje te gjithe qytetareve te cilet akoma deri me tani nuk kane aplikuar,  ta bejne ate sa me shpejt qe eshte e mundur,  sepse ne te kunderten po ngadalsohet I gjithe procesi ne mbarevajtjen si dhe kryerjen e sherbimeve mjekesore .
 
Sipas Mehazit ne Maqedoni  jane edhe 100 mije qytetare te cilet akoma nuk jane pajisur me kartela elektronike. Mehazi gjithashtu shton se projekti ne fjale mund te prolongohet per ndonje muaj por per te qene projekt I sukseshem duhet te vjen ne shprehje edhe bashkepunimi nga ana e qytetareve, qe secili prej nesh duhet te jete I vetedijshem per te dorezuar te dhenat dhe dokumentacionin e nevojshem  ne kohen e duhur. 
 
“Shpresojmë që të gjithë qytetarët të bëjnë aplikim për kartela elektronike dhe shfrytëzoj rastin tani që tu bëj thirrje të gjithë atyre të cilët ende nuk kanë bërë aplikim gjegjësisht kërkesë për furnizim me kartela elektronike që janë diku afër 100 mijë të siguruar që ende nuk kanë bërë aplikim dhe derisa këta qytetar të siguruar nuk bëjnë kërkesa neve nuk mund ta quajmë të përmbyllur këtë projekt, prandaj edhe projekti ka mundësi që të prolongohet për ndonjë muaj pasi gjithë kjo varet nga ana e të siguruarve tanë të cilët duhet ta kryejnë këtë obligim edhe ligjor edhe qytetar”, shprehet Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor Xhemali  Mehazi.
 
Sipas te dhenave me te fundit te Fondit per sigurim shendetesor nga numri I pergjithshem I qytetareve te cilet kane aplikuar per kartela elektronike jane pajisur 80%, nderkohe qe te gjithe qytetaret te cilet koma nuk kane aplikuar Fondi shendetesor u ben thirrje qe te aplikojne sa me shpejt qe eshte e mundur.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI