Botë

Trump: Katari t’i japë fund mbështetjes për terroristët

10.06.2017 13:29

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka bërë thirrje Katarit që të zgjedhë problemin me vendet e Gjirit Persik...

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka bërë thirrje Katarit që të zgjedhë problemin me vendet e Gjirit Persik, duke i dhënë fund mbështetjes financiare për lëvizjet terroriste.
 
“Për Katarin dëshirojmë që të kthehet në komunitetin e kombeve të përgjegjshme”, tha Trump në Uashington. Ai ka kërkuar nga Katari dhe vendet tjera në rajon që të bëjnë më tepër në luftën kundër terrorizmit dhe këtë ta bëjnë shpejt. Ai ka konfirmuar se është arritur përparim në maj kur ishte për vizitë në Arabinë Saudite.
 
“Ndaloni të financoni, ndaloni të urrejtjen dhe ndaloni vrasjet”, porositi Trump. Arabia Saudite, Egjipti, Bahrejni, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Maldivet kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike më Katarin, të cilin e akuzojnë se mbështet terrorizmin dhe Iranin, akuza të cilat shteti i vogël i Gjirit Persik i ka hedhur poshtë.