Maqedoni
6 ditë pas përmbytjeve në Poroj, e bllokuar një pjesë e fshatit dhe rruga për Jazhincë
10.06.2017 14:23
Gjashtë ditë pas përmbytjeve në fsh. Poroj, ende vazhdon të jetë e e bllokuar rruga Tetovë –Jazhincë...

Gjashtë ditë pas përmbytjeve në fsh. Poroj, ende vazhdon të jetë e e bllokuar rruga Tetovë –Jazhincë, ndërkohë si pasoj e mos intervenimit të shpejt në rregullim e urës e cila është ndërtuar vetëm për të kaluar në këmbë, edhe një pjesë e madhe e fshati Poroj është e bllokuar. Por për autoritet lokale problem të madh paraqet pastrimi i rrugës për te fushat.
“Për momentin ura është ashtu siç është ne shpresojmë se këto ditë do intervenohet. Me fushat problem I njëjti është ende, ende nuk arrihet atje ku duhet, lumit ti jepet drejtimi në shtratin e vet ku dueht të jetë. Atje ka edhe shumë punë e presin”, tha Ramadan Sulejmani, kryetar i bashkësisë lokale.
Ndërsa nga drejtoria për menaxhimin me krizën theksojnë se janë duke punuar për të rregulluar rrjedhën e lumit.
“Rruga siç duket është në debllokim e sipër por problemi më i madh është shtrati i lumit. Edhe te pjesa e fushës kemi të angazhuar makineri edhe atje punohet”, tha Arif Arifi, nga drejtoria për menaxhimin me krizën.
Ndërsa problem imediat mbeten ende pjesa e poshtme e fushave, në të cilën pjesë punët janë duke u zhvilluar me një dinamik më të vogël.
VISAR SADIKI
