Maqedoni
Vazhdon matura shtetërore, sot nxënësit u testuan për lëndët e huaja
10.06.2017 15:19
Edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar provimi i maturës shtetërore në lëndët e gjyhës angleze,frenge dhe gjermane dhe ruse...

Për gjuhë të huaja janë paraqitur 15201 për gjuhë angleze, 108 në gjuhë franceze, 197 për gjuhën gjermane dhe për gjuhën ruse 26 kandidatë. Përgjegjësi i shkollës së mesme “Zef Lush Marku” Abil Baush shprehet i kënaqur nga mbarvajt a e procesit të provimit shtetërorë.
“Sot gjimnazi “Zef Lush Marku” 554 maturantë dhanë provimin për gjuhë angleze,fringe dhe gjermane. Nuk kishte as një problem, testet ishin në rregull, filloj në kohë gjithë procesi. Duke i parë nxënësit se si dalin nga testi presim të kenë rezultate të mira”, tha Abil Baush, Përgjegjës.
Nxënësit që kishin përfunduar provimin u shprehën të kënaqur me testimin dhe shpresojnë në rezultate të mira.
“Shumë mirë, testi pas asnjë gabim, eseja deri diku mirë. Na thanë në qoftëse keni gabime mundeni mi paraqit”…
“Testi ishte mirë,shqelqyshëm kena kalu. E pritëm ashtu sin a kishin thënë dhe profesorët, kemi ushtru mirë dhe është super”…
“Shumë mirë kemi kaluar, nuk ka pasur ndonjë problem edhe pse kemi mësu pak jemi pregadit për ditën e sotme, kena kalu shumë mirë. Besoj se po, jemi munduar aq sa kemi pasur mundësi”, thanë nxënësit e anketuar.
Për testim në maturën shtetërore janë paraqitur gjithsej16426 kandidatë që sapo kanë mbaruar shkollën e mesme. Testimi për lëndën e matematikës do të jetë më 12 qershor ku janë paraqitur 2070 maturantë. Rezultatet e para të provimeve pritet të shpallen më së voni deri 14 korrik.
FLORA BELULI KAMBERI
