EKONOMI

Investimet e huaja ulin papunësinë në vend

31.05.2014 19:26

Investimet e huaja në Maqedoni sjellin vende të reja pune duke zvogëluar kështu papunësin...

Investimet e huaja në Maqedoni sjellin  vende të reja pune  duke  zvogëluar kështu  papunësin. Të gjitha kompanitë të cilat kan investuar dy vitet e fundit në vendin tonë kan ulur dukshëm numrin e papunësis.
 
Kështu e theksoi drejtori i Agjencionit  për punësim, Vllatko Popovski, i cili vuri në dukje se një nga kompanitë e cila ka dhënë maksimumin  në Maqedoni është "Drexel Meyer", e cila ka  punësuar 4,400 punëtorë. Republika e Maqedonisë ka edhe investorë të tjerë  të cilët aktualisht kanë  problem për të siguruar punë, këto investitorë janë kompanitë nga sektori i ndërtimit , të cilët kan  kan ardhur për të ndërtuar autostrada në Maqedoni
 
“Mbi 2.000 punëtorë në sektorin e ndërtimit duhet të punësohen vetëm në këto kompani në vitet e ardhshme. Ju bëj thirrje të gjithë poersonave të papunë  të cilët  kanë njohuri në sektorët e ndërtimit , njohuri në ndërtimin e urave , tuneleve nëntokësore, kan njohuri në shtrimin e rrugëve të paraqiten në  qendrën e Agjensionit, të shkruajn CV-të e tyre për ti angazhuar ata në këto kompani”, shprehet Drejtori i Agjencionit për punësim, Vllatko Popovski.
 
Në Maqedoni , siç theksoi Popovski, ndihet një  trend shumë pozitiv i kompanive , të cilat dalë ngadalë zvogëlojë numrin e të papunëve në shtet,  duke eliminuar  një numër të madh të personave të regjistruar si të papunë në këtë Agjenci.
 
Popovski gjithashtu u bëri thirrje të gjithë personave të papunë në vend që të jenë më të kujdesëshëm dhe aktiv gjatë kërkim punës, duke aplikuar për punë në kompanitë dhe të jenë prezent gjatë   intervistave.
 
FARIJE BAKIU-DAUTI