Maqedoni

BDI dhe Aleanca me marrëveshje për eshalonin e dytë dhe të tretë

10.06.2017 18:10

Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Alanca për Shqiptarët jo zyrtarisht mësojmë se kanë arritur marrëveshje...

Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Alanca për Shqiptarët jo zyrtarisht mësojmë se kanë arritur marrëveshje për ndarjen e posteve në në eshalonin e dytë dhe të tretë, ndërkohë mësohet se votimi i zv/ministrave të rinj do të bëhet të mërkurën. 
 
Partnerët e Koalicionit janë marrë vesh BDI-së ti takojnë zv/ministrat e Mbrojtjes, ministrisë së Brendshme, asaj të Financave dhe të Arsimit, ndërsa Aleancës për Shqiptarët ti takojnë zv/ministri për Punë dhe Politikë Sociale dhe ai për Transport dhe Lidhje. Sa i përket sekretarëve shtetëror 4 do i takojnë BDI-së dhe atë në Mistrinë e Kulturës, Ministrinë e Bujqësisë, Sekretariatin për Marrëveshjen e Ohrit dhe në Ministrinë e Shoqërisë Informatike.  Aleancës për Shqiptarët do t’i takojnë 2 sekretarë shtetëror të cilët jo zyrtarisht do të jenë një sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe tjetri në Ministrinë e Drejtësisë.