Botë

Kosovë, nesër mbahen zgjedhjet e parakohshme

10.06.2017 18:59

Në Kosovë, nesër mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka përfunduar të gjitha përgatitjet....

Këtë proces zgjedhor do ta vëzhgojnë rreth 30 mijë vëzhgues nga organizata vendore e ndërkombëtare, media vendore e ndërkombëtare dhe përfaqësues të trupave zgjedhore nga vendet e tjera. Për ditën e nesërme në gjithë Kosovën do të hapen 889 qendra votimi me gjithsejtë 2490 vendvotime, derisa numri i votuesve është 1 milion e 872 mijë e 941 votues.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 26 subjekte politike për pjesëmarrje për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës, 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 nisma qytetare. Ndërsa, numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 971.