MAQEDONI

Maturantët sot u testuan në gjuhën amtare

31.05.2014 19:28

Me fillim në ora 10:00, në të gjitha shkollat e mesme të vendit u mbajt provimi i parë i maturës shtetërore...

Me fillim  në ora 10:00, në të gjitha shkollat e mesme të vendit u mbajt  provimi i parë i maturës shtetërore në lëndën e gjuhës amtare.Nuk u evidentua asnjë parregullsi gjatë procesit te distribuimit te testeve dhe rrjedhes se provimit i cili kishte kohzgjatje prej katër orësh. 
 
Kësaj rradhe  për provimet e maturës shtetërore janë paraqitur gjithsej 18.370 nxënës të cilët në provim do të punojnë  sipas konceptit të ri maturës shtetërore, të ashtuquajturit “modeli 1+2” që parashikon provime në 2 lëndë të jashtme dhe 1 të brendshme, si dhe punimin vetanak  nga nxënësi. 
 
“Gjithcka është ne rregull nuk ka asnjë problem testimi I janë nënshtruar 637 nxënës sot testohen në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsi. Nxënësit të cilët kanë vërejtje për gabime eventuale në testim të njejtat mund ti paraqesin në afat kohor prej dy ditësh pas përfundimit te testimit ne Qendrën Shtetërore të provimeve”, Faruk Zeqiri Drejtor i Gjimnazit Zef Lush Marku.
 
“Sa I përket mundësisë per paraqitjen e problemeve gjithsesi se ajo mundësi u ofrohet ne afat kohor prej dy ditësh që të paraqesin vërejtjet deri tek Qendra Shtetërore e provimeve”, shprehet Mirushe Ameti Drejtoreshë e Qendrës së provimeve shtetërore.
 
Provimi i ardhshëm do të mbahet më 11 qershor për gjuhet e huaja anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe rusisht. 
 
Më 13 qershor, nxënësit do të kenë provim në matematikë, estetikë dhe filozofi, ndërsa 16 qershor do të mbahen provimet e kimisë, fizikës, biologjisë, historisë dhe biznesit.
 
Matura Shtetërore realizohet për të shtatin vit me radhë, dhe ajo është kusht për vazhdim të studimeve brenda dhe jashtë vendit. Kandidatët që nuk do t’i regjistrojnë provimet në afatin e qershorit, mund t’i paraqesin ato  në afatin e gushtit.
 
FLUTURA LATIFI