Botë

Avioni rus, sa pranë bombarduesve amerikanë!

10.06.2017 19:56

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka publikuar fotografi dramatike gjatë stërvitjeve mbi detin Baltik...

Fotot tregojnë një avion rus Su-27, i cili fluturon shumë pranë avionëve të forcave ajrore amerikanë gjatë ditës së premte.
 
Avionët ushtarakë po marrin pjesë në stërvitjen e përbashkët vjetore BALTOPS, së bashku me aleatët e NATO-s.  
 
Ministria e Mbrojtjes ruse reagoi në lidhje me ngjarjen duke bërë të ditur se avioni rus ishte ngritur për të ndërprerë fluturimet e avionëve amerikane, të cilët ishin duke fluturuar pranë kufirit me Rusinë./Top Channel