Maqedoni

Zaevi nesër në Bruksel, prioritet anëtarësimin në familjen evropiane

11.06.2017 12:28

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministrja e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, zv.kryministri për çështje evropiane...

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministrja e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, zv.kryministri për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov, nesër do të udhëtojë në Bruksel ku do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini, eurokomesarin për zgjerim, Johannes Hahn dhe me kryetarin e Këshillit të Evropës Donald Tusk.
 
Qëllimi i takimit të parë në Bruksel pas marrjes së detyrës është Qeveria ta konfirmojë përkushtimin e tij të plotë të integrimeve në BE dhe NATO, si qëllim strategjik i vendit dhe t’i prezantojë prioritetet reformuese në agjendën qeveritare për kthimin e shtetit në planin e integrimeve euroatlantike, kumtoi sot shërbimi për informim i Qeverisë. Në prag të vizitës kryeministri Zaev porosit se si shembull thellë i vlerëson porositë për mbështetje të Qeverisë së re, të cilët këto ditë i ka marrë nga krerët e BE-së dhe NATO-s.
 
“Si kryeministër vlerësoj mesazhet për mbështetje të qeverisë së re, që ditëve të fundit i kam marrë nga BE dhe NATO. Të gjithë pa përjashtim shohin shpresë në Kabinetin tim dhe qeverinë e re, që ta kthejnë vendin në rrugën evropiane. Kjo për ne është motiv shtesë që të angazhohem për procese reformuese që ju kemi premtuar qytetarëve dhe para miqve tanë në Bruksel të prezantojmë agjendë konkrete reformuese”, porositë Zaevi përmes kumtesës së qeverisë. 
 
Ai më tej shton se qeveria është e vendosur fuqishëm që me plan konkret për reforma në bashkëpunim me institucionet e BE-së, të punojë për zgjidhjen e gjithë problemeve.
 
FLORA BELULI KAMBERI