Botë

Qytetarët e Kosovës votojnë sot

11.06.2017 13:24

Kanë nisur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00 zgjedhjet në Kosovë, ndërsa qytetarët do votojnë për të zgjedhur 120 deputetë të Kuvendit...

Këtë proces zgjedhor, që udhëhiqet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do ta vëzhgojnë rreth 30 mijë vëzhgues nga organizata vendore e ndërkombëtare, media vendore e ndërkombëtare dhe përfaqësues të trupave zgjedhore nga vendet e tjera. Në gjithë Kosovën do të hapen 889 qendra votimi me gjithsejtë 2490 vendvotime, derisa numri i votuesve është 1 milion e 872 mijë e 941 votues.
 
Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor do të kujdesën e Policia dhe Prokuroria e shtetit, institucione këto me të cilat KQZ-ja ka nënshkruar edhe memorandum bashkëpunimi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 26 subjekte politike për pjesëmarrje për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 nisma qytetare.