MAQEDONI

“SHIP” i bën thirrje antarëve të regjistrohen

31.05.2014 19:37

Edhe pse programi vjetor i Shoqatës së Invalidëve të Punës është përplot aktivitete...

Edhe pse programi vjetor i Shoqatës së Invalidëve të Punës është përplot aktivitete, beneficione dhe  ndihma, por  jo të gjithë antarët i shfrytëzojnë të drejtat që u takojnë. Me marrjen e vendimit për pension invalidor me automatizëm ata bëhen antarë të shoqatës mirëpo jo të gjithë antarët  vin në Shoqatën e Invalidëve të Punës që ndodhet në komunë e Cairit. 
 
“Mua më vjen keq shumë pse nuk ka interesim dhe tash shfrytëzoj momentin dhe ti lus që të vinë prej të hënën dhe le të rregjistrohen, le ta marrin librezën e antarësimit, është pa pagesë,le ti kërkojnë të drejtat e veta, unë vet si përson nuk mund ti kërkoj të drejtat pa pasur përkrahjen e antarësisë dhe prej intstitucioneve”, shprehet Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Punës, Ismet Mustafa.
 
Prej 1317 antarë të Shoqatës së Invalidëve të Punës në komunë të Cairit mbi 900 janë shqiptarë, por prej tyre shumë pak janë të interesuar për të marrë librezën e antarësimit e cila është pa pagesë edhe pse me librezën  antarët  fitojnë shumë lirime, këtë e pohojnë edhe vet antarët.
 
“Për të kënaqur jemi ne që e kërkojmë ata që nuk e kërkojnë nëpër shtëpia nuk mund të shkoj ti marrë, prej kësaj shoqate që na ndihmon unë jam I kënaqur”, shprehet antari i shoqatës Hajredin Demiri.
 
“Sa mundemi I shfrytëzojmë, jemi të kënaqur shumë, shpejt e kam rregjistruar veturën me lirimi nëpër parkingjet e spitaleve ku shkoj nuk paguaj, e tregoj librezën”, shprehet antari i shoqatës Hajredin Demiri.
 
Si aktivitet i rradhës që organizon kjo shoqatë është edhe ekskurzioni 10 ditor në Shqipëri.
 
“Cmimi është shumë i volitshëm, kushtet janë mos them të shkëlqyeshme, ishim me antarët dhe i pam vet kushtet ishin të mira dhe të volitshme. Për momentin ka të interesuar aq sa duhet prandaj shfrytëzoj rastin ti informoj që prej të hënës të vin dhe të rregjistrohen, që ta bëjmë një udhëtim të paharueshëm, mjaft kemi ngelur Brenda Brenda, le ti nxjerrim dhe të relaksohen antarët tanë”, shprehet kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Punë, Milaim Pasha.
 
Nga Shoqata e Invalidëve të punës kërkojnë të respektohet më shumë kjo shenjë sic respektohet në vendet evropiane.
 
RINA TURKESHI-SAHITI