Maqedoni
Ambasadori Holandez: Qeveria e re mundësi e re për Eurointegrime
11.06.2017 16:01
Me zgjedhjen e qeverisë së re hapen mundësi të reja për integrimin e Maqedonisë në Nato dhe Bashkimin Evropian...

Me zgjedhjen e qeverisë së re hapen mundësi të reja për integrimin e Maqedonisë në Nato dhe Bashkimin Evropian ka deklaruar Ambasadori Holandez në Maqedoni Vauter Plomp për intervistën javorë të Radios Evropa e lirë.
Maqedonia dhe Greqia janë ata që duhet të gjejnë zgjidhje për emrin ka thënë Plomp duke shtuar se Ballkani Perëndimor dhe Maqedonia në kohën e fundit janë bërë prioritet i lartë për bashkësinë ndërkombëtare.Prioritet kryesorë I Qeveris së re duhet të jetë përmirësimi i jetës për të gjithë qytetarët e shtetit ka deklaruar Plomp.
Si prioritete të qeverisë së re janë edhe sundimi i së drejtës, llogaridhënia,inkluziviteti si dhe zbatimi I reformave që do ti mundësojnë Maqedonisë integrim në Nato dhe BE.
“Nga takimet e para me disa Ministra të Qeverisë së re, isha i informauar se pikërisht këto reforma dhe integrimet euroatlantike janë në kulmin e agjendës së Qeverisë së re....Me zgjedhjen e qeverisë së re , ështe e qartë se ka impuls të ri ,happen mundësi të reja.Megjithatë vetë çështja mund të zgjidhet vetëm mes dy vendeve. Maqedonia dhe Greqia janë ato që duhet të kërkojnë zgjidhje”, tha Vauter Plomp, Ambasador i Holandës,
Plomp ka folur edhe për Prokurorinë Speciale Publike.Ai tha se përkrah këtë institucion të cilit duhet ti lejohet afat shtesë për mbarimin e punës së filluar.
“Dukë pasur parasysh se institucioni është i zënë me punë të cilën akoma nuk e ka mbaruar, duhet ti lejohet të plotësojë rolin e rëndësishëm i cili i ishtë dhënë. Më lejoni të shtoj se kur për herë të para ndëgjova për bisedat e përgjuara dhë përmbajtjet e tyre isha i shokuar”, tha Vauter Plomp, Ambasador i Holandës.
Sa u përket reformave në gjyqësore Plomp vlerëson se evaluimi, pranimi, zgjedhja e gjykatësve të ri, avansimi apo edhe ndoshta largimi i I tyre,është shumë me rëndësi të bëhët në mënyrë profesionale,jopartiake dhe në mënyre transparente më qëllim të kthimin e besimit tek qytetarët në të gjitha institucionet.
FLORA BELULI KAMBERI
