Maqedoni

Reformat në arsim, mësimdhënësit: Të fillojnë që nga arsimi fillor

11.06.2017 16:29

Sistemi arsimor do të reformohet rrënjësisht, ka premtuar ministrja e re e arsimit...

Tashmë testimi ekstern është hequr, pritet të rishikohet program I Kembrixhit dhe shumë risi të tjera. Rishqyrtimi I këtij program, që hasi në shumë kundështime, është mirëpritur nga drejtuesit e shkollave. 
 
“Puna kryesore është që të kemi një sistem toni i cila do të dale prej debatëve të diskutohet të shihet saktë se çka është më e mira për nxënësit mësimdhënësit.Vetëm një shembull të shkurt dhe besoj se do të jetë i qartë. Më herët kemi pasur 2 orë të artit figurativ në javë e tashë nxënësit kanë 1 orë  arti figurativ dhe 2 orë projekte nga arti. E njëjta vlen edhe për lëndën e informatikës, prej dy orë informatikë është bërë një orë informatikë por është shtuar 2 lënde tjera programore, programimi dhe projekte nga informatika. Tash më  pyesni mua se si e bëj orarin për fillimin e ri shkollor ku klasa e parë i ka 5 ndërsa klasa e dytë nga 6 orë në ditë pradaj e përshëndes iniciativën e ministreshës të reduktohen disa lënda dhe të shkurtohen orët e nxënësëve”, tha Enis Memeti, drejtor i Sh.F. “Petar Zdravkovski- Penko”- Shkup.
 
Në pritje të reformave shkollat kërkojnë plotësimin e kushteve elementare. 
 
Të gjitha shkollat fillore dhe të mesme veçmë kanë filluar me grumbullimin e teksteve shkollore të amortizuara. Shumë shkolla vite me rradh po punojnë me tekste tepër të vjetëruara.
 
Drejtuesit e shkollave nuk e dinë nëse do të marrin furnizime me libra të rinj. Ata presin zëvendesimin e librave në kohë, por kërkojnë nga MASH-i gjithashtu ndihmë konkrete në përzgjedhjen e teksteve shkollore të autorëve dhe parandalimin e praktikës së deritanishme që secili arsimtar lëndor të bëj përzgjedhjen e tekstit shkollor nga  autorë të caktuar. 
 
“Presim që tekstet shkollore të amortizuara ndër vite të zëvendesohen me të reja në të ardhmen. Një tjetër problem që më bie në sy është përzgjedhja e teksteve shkollore dhe mendoj se është mirë edhe këtu ministria të mendoj në këtë drejtim sepse ndër vite u bë një përzgjedhje jo e duhur të teksteve nga autor të ndryshëm.Do të ishte mirë që me një analiz të mirëfilltë dhe me njohës të mirë të lëvmive të përkatëse  të përcaktohen tekstet shkollore me një ose një grup tjetër të autorëve që të mos krijohet laramani dhe të lejohet nëpër shkolla unë dua prej këtij ose tjetri autor libër”, tha Nuri Rexhepi, ndihmës drejtor në Sh.F “Liria”- Shkup.
 
Reformat e paralajmëruara janë të mirëeardhura për arsimtarët, të cilë tani presin muajt e parë të qeverisë së re, për të parë më mirë se në cilin drejtim do të hecin reformat e paralajmëruara.
 
REXHEP QAMILI