Ekonomi

Shporta mujore për muajin maj, statistikat: Shpenzimet shënojnë rritje për 1.2%

11.06.2017 17:01

Shpenzimet per mbushjen e shportes mujore per muajin maj krahasuar me te njejtin muaj vitin e kaluar...

Shpenzimet per mbushjen e shportes mujore per muajin maj krahasuar me te njejtin muaj vitin e kaluar, ka shenuar rritje për 1.2 %. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror te Statistikave në maj krahasuar me muajin prill, ka rritje minimale të shpenzimeve te shportës mujore për 0.7 për qind.
 
Nga prodhimet ushqimore rritje te  shpenzimeve  kane shenuar frutat e freskëta dhe perimet për 13.2 për qind, duhani 1.2 për qind, mishi për 1,1 për qind, produkte të tjera ushqimore me 0.6 për qind.Në muajin maj gjithashtu rritje kemi edhe në shpenzimet për udhëtarët që shfrytëzojnë transportin ajoror për 8,7 %, shërbimet spitalore për 1,2 % dhe transporti rrugor për 0.9 %.
 
Ndërkohë në tregun e gjelbërt të Bit Pazarit qytetarët thonë se çmimet në krahasim me standardin e tyra janë të larta.
 
“Çmimet janë mesatare, për standardin tonë janë të larta”…
 
“Mbasi jemi me social shtrejnt janë por nuk kemi çfarë të bëjmë. 2070 den mer ndërsa 1 kilogram speca kushton 50 den nuk është shtrenjtë mirëpo  në krahasim me të ardhurat tona është shtrenjtë”...
 
“Mirë janë çmimet për ata që kanë pë rata që nuk kanë janë të shtrenjta”…
 
“Çmimet janë solide, mirëpo në krahasim me rrogat janë të shtrenjta”...
 
“Të shtrenja janë çmimet, në krahasim me rrogën minimale këto çmime jan të larta”, thanë qytetarët e anketuar.
 
Nga ana tjetër shitësit thonë se çmimet nuk janë të larta por qytetarët nuk kanë para.
 
“Çmimet nuk janë të larta, por kur populli nuk ka të holla me vetëm 2000 den social që I mer nuk mund të blej. 20 den është një kilogram pjeshkë, çmimet nuk janë as të larta as të ulta por populli nuk është I aftë të I blej se papunsia është shumë e madhe, jemi në një gjendja katastrofale sa I përket gjendjes ekonomike”…
 
“Rritje të çmimeve nuk ka edhe pse është muaji I ramazanit, është normale që për produktet që ka më pak çmimi të jetë më I lartë, çmimet janë standard ajo që populli nuk ka para ajo është diÇka tjetër”…
 
“Speci mban çmim ndërsa produktet të tjera janë shumë të lira , I gjithë problemi është te rrogat, ai që prodhon nuk ka shumë fitim, rroga duhet të ketë pastaj gjithqka rregullohet” ,thanë shitësit e anketuar.
 
Përveç rritjes së shpenzimeve disa sektorë kanë shënuar rënie të cmimit, siç është rasti tek vezët, me 1.1 për qind, qumështi me 0.8 për qind, vaj dhe yndyrërat me 0.3 për qind, gazi për amvisëritë  4.9 për qind, si dhe lëndët djegëse me 1.1 për qind.
 
Sipas Entit të Statistikave, për një familjeje katër anëtarëshe për një muaj i nevojitet së paku 32 mijë denarë, duke përfshirë shpenzimet për banim, ato për higjienë, transport, kulturë, veshmbathje dhe shëndet.
 
GAZMEND KURTISHI